
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, reagoi sërish mbi sulmin e armatosur në veriun e Kosovës, ditën e diel. Duke shprehur tronditjen për ngjarjen, ai tha se gjatë ditëve në vazhdim do të përqendrohet në gjetjen e një rruge përpara në dialog. Sipas Lajçak, sulmi thekson edhe më shumë nevojën për dialog dhe diplomaci parandaluese.
Në deklaratën e bërë në profilin e tij në Facebook, Lajçak tha se akte të tilla të dhunës janë thellësisht shqetësuese dhe janë kundër parimeve të paqes dhe bashkëpunimit. Megjithatë, emisari europian shmangu fajësimin e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale serbe.
Edhe ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm.
“Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt”, ka shkruar ai në X. (A2 Televizion)