Tensionet në veri, Ahmeti: Nuk ka stabilitet në rajon, pa një njohje të ndërsjelltë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 19:44 | Kosova
Tensionet në veri, Ahmeti: Nuk ka stabilitet në rajon, pa një

“Nuk do e njohur kurrë Kosovës si një shtet të pavarur”, ishte kjo deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç pak pas vrasjes së efektivit të policisë, mirëpo Prishtina zyrtare nuk është aspak e surprizuar. Zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti thotë se nuk mund të ketë stabilitet në rajon nëse nuk ka një njohje të ndërsjelltë. Prandaj ai këmbëngul që marrëveshja e Brukselit të zbatohet në tërësi dhe të mos ndalet në vetëm një pikë, siç është krijimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

“Nuk u befasuam nga ministri i informacionit të Milloshevic, duhet të ndërrohet qasja ndaj Serbisë, ne e dimë që nuk ka stabilitet në rajon pa një njohje të ndërsjelltë formale, ne jemi pajtuar me një marrëveshje në Bruksel, me një njohje të ndërsjelltë, duhet të kthehemi aty, ta zbatojmë marrëveshjen e 27 shkurtit, që të mos fokusohet në një pikë”, tha Ahmeti në A2 CNN.

Kohët e fundit, të kulmuara me tensionet në veri të një dite më parë, Kosova  ka ashpërsuar gjuhën diplomatike përkundrejt ndërkombëtareve, e për këtë Ahmeti thotë se e sheh si një domosdoshmëri.  

“Sinqeriteti me partnerët tanë është  rëndësishëm, se edhe pse kemi raste që qasja përkëdhelëse me agresorët, nuk funksionon demokratizimi, nuk mund të ketë demokratizim të Serbisë, nëse nuk shkulet nga idetë hegjemoniste, një vend që ka harmonizuar politikën e jashtme me BE, ndërrmerr masa ndaj atij vendi, ndërsa ndaj Serbisë jo, duhet të kemi një qasje të balancuar të BE dhe na duhet sinqeritet me partnerët”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos