Tensionet në veri, Kalemaj: Të gjitha shenjat për një luftë hibride, skenar i ngjashëm si Krimeja

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 19:23 | Kosova
Tensionet në veri, Kalemaj: Të gjitha shenjat për një

Politologu Ilir Kalemaj, në një analizë të bërë asaj se çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, tha se sinjalet janë për një luftë hibride, duke bërë një paralelizëm më Krimenë.

“Kemi të gjithë shenjat e një lufte hibride, që e kemi parë në 2013 në Krime, që një luftë nuk e shpall, por nuk e përfundon”, tha Kalemaj në A2 CNN.

Ai ka evidencuar dhe 3 grupet terroriste që veprojnë në veri të Kosovës.

“Kemi evidence të Wagner, të Spetsnaz, kemi evidencë baza humanitare e Nish, por që është qendër spiunazhi, kemi mbi 300 ish diplomatë që janë shpallur Non Grata nga Hollanda në Kroaci, janë rialokuar në ambasadën e Moskës, ku Vucic u tha aty dhe mori garanci dhe u tha nga ambasadorët që kanë qenë në sulm nga qeveria provizore e Kosovës, dhe këta civilë serb, ishin në riskun e spastrimit etnik, plus me disinformimet, prsh Russia Today ka hapur filial të saj Beograd, kështu që kjo luftë hidrike me desizinformin me grupe të tilla terroriste”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos