
Britney Spears ka postuar një tjetër video të çuditshme në rrjetet sociale.
Këngëtarja 41-vjeçare shihet duke kërcyer me dy thika të mëdha në duar, në klipin që e ka shpërndarë në Instagram, aty ku ka mbi 42 milionë ndjekës.
“Nisa të luaja në kuzhinë me thikat sot!!! Mos u shqetësoni, NUK janë thika të vërteta”, shkruan Spears në videon e saj. (A2 Televizion)