
Është e vështirë të dihet nëse ylli i Hollivudit Bruce Willis është i vetëdijshëm se po vuan nga demencia frontotemporale (FTD). Kështu ëhstë shprehur bashkëshortja e tij Emma Heming Willis, gjatë një interviste në emisionin “Today” në NBC.
Në një përditësim mbi gjendjen e tij, ajo rrëfeu sesi diagnoza e aktorit hollivudian ka ndikuar te çifti dhe dy vajzat e tyre.
“Ajo që po mësoj është se demenca është e vështirë. Është e vështirë për personin e diagnostikuar. Është gjithashtu e vështirë për familjen. Dhe kjo nuk është ndryshe as për Bruce, as për mua, as për vajzat tona. Dhe kur ata thonë se kjo është një sëmundje familjare, është me të vërtetë”, tha ajo.
E pyetur nëse burri i saj ishte në dijeni të gjendjes së tij, të cilës ajo u përgjigj: “Vështirë ta dish”. Heming Willis u shfaq në televizion për të rritur ndërgjegjësimin për FTD.
“Vetëm të qenit në dijeni të asaj që po ndodh me Bruce, thjesht e bën pak më të lehtë”, theksoi ajo.
Sa i përket mënyrës se si ia shpjeguan situatën vajzave Mabel dhe Evelyn, Heming Willis tha: “Ne jemi një familje shumë e ndershme dhe e hapur. Dhe, ju e dini, gjëja më e rëndësishme ishte që ne të mund të themi se çfarë ishte sëmundja, të shpjegonim se çfarë është ajo, sepse kur e dini se çfarë është sëmundja nga pikëpamja mjekësore, ka kuptim.”
Pasi u tërhoq nga aktrimi në mars 2022 për shkak të një çrregullimi të të folurit të quajtur afazi, Willis u diagnostikua me demencë frontotemporale, njoftoi familja e tij në shkurt të këtij viti. (A2 Televizion)