Përmbytje në Meksikë, viktima dhe të zhdukur

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 08:51 | Bota
Përmbytje në Meksikë, viktima dhe të zhdukur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur në Meksikë pas vërshimit të përroit El Jalocote, që ndodhet në komunën e Autlán de Navarro, në shtetin e Jalisco-s. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori lokal, Enrique Alfaro.

Guvernatori shpjegoi se ka ende rrugë dhe shtëpi të prekura dhe një sasi e madhe uji në rrugët e komunikimit, për këtë arsye u kërkoi banorëve të qëndrojnë të informuar dhe të raportojnë situatat emergjente.

Autlán de Navarro është një nga 125 komunat e Jaliscos, e cila me 8.3 milionë banorë është shteti i tretë më i populluar në Meksikë, sipas regjistrimit të vitit 2020 të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Gjeografisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos