
Kina ka vendosur Hui Ka Yan, themeluesin miliarder të Evergrande, nën vëzhgimin e policisë, ndërkohë që frika rritet për fatin e grupit Shenzhen, tashmë në rrezik mbijetese.
Kështu raporton Bloomberg, duke cituar në mënyrë anonime njerëz të njohur me situatën.
Hui, emri i të cilit në Mandarin është Xu Jiayin, u mor nga oficerët në fillim të shtatorit dhe po monitorohet në një vend të caktuar, nën një gjendje mbikëqyrjeje në shtëpi e cila nuk çon në arrestim ose akuza specifike për krime.
Kjo masë do të thotë që ai nuk mund të largohet nga vendi, të takohet apo të komunikojë me të tjerët pa miratim bazuar në ligjin e procedurës penale të Kinës. Sipas ligjit, pasaporta dhe kartat e identifikimit do t’i dorëzohen policisë dhe procesi nuk duhet të kalojë 6 muaj.
Kjo është një goditje tjetër për Hui, i cili kontrollonte një nga pasuritë më të madhë në botë që arritën kulmin në vitin 2017.
Dikur konsiderohej ndër biznesmenët më të lidhur politikisht në Kinë me ambicie që variojnë nga makinat elektrike te futbolli, manjati tani është bërë figura më e përfolur e profilit të lartë të goditjes së presidenti Xi Jinping.
Evergande është zhvilluesi më i madh i borxhit të pasurive të paluajtshme në botë, me detyrime mbi 300 miliardë dollarë. (A2 Televizion)