Vala e emigrantëve, fluks i jashtëzakonshëm nga Meksika drejt Teksasit

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 08:15 | Bota
Vala e emigrantëve, fluks i jashtëzakonshëm nga Meksika drejt

Vijon pa u ndalur për t’i shpëtuar dimrit, vala e emigrantëve në kufirin Meksikë-Amerikë. Pamjet me dron tregojnë fluksin e jashtëzakonshëm të emigrantëve ilegalë, që kalojnë përgjatë Rio Grande drejt Teksasit, atje ku i duhet të presin gjatë, me javë apo muaj, për kryerjen e procedurave.

Pas numrit gjithnjë e në rritje, presidenti i Costa Rica-s bëri thirrjen për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe rritjen e kontrolleve, pasi gjithnjë e më shumë qytetarë po largohen nga vendi i vogël në zemër të Amerikës Qendrore.

Vala e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara nga Meksika në javët e fundit, ka shkaktuar presion mbi administratën e Biden për të frenuar fluksin e njerëzve, ndërsa gara për zgjedhjet presidenciale në SHBA 2024 fillon të nxehet.

Në pamjet e publikuara nga Reuters shihen përpjekjet e tyre për të kapërcyer telat me gjemba, drejt ëndrrës amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos