
“Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”. Ky është komenti që UEFA ka bërë në faqen e saj zyrtare për futbollistin e kombëtares shqiptare.
Me anë të një postimi në Instagram, qeveria e futbollit europian i ka thurur elozhe talentit 21-vjeçar që shkëlqeu, javën e kaluar, në Conference League. Golat u bënë virale në rrjetet sociale, pasi janë shpërndarë shpesh nga UEFA.
Ai ishte protagonist kryesor i Legias së Varshavës në fitoren ndaj Aston Villa, pasi i shënoi dy gola anglezëve dhe i siguroi 3 pikë skuadrës së tij.