Eventi i vitit 2025, finalet e Europianit U17 në Shqipëri

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 14:42 | Futboll
Eventi i vitit 2025, finalet e Europianit U17 në Shqipëri

Shqipëria do të zhvillojë finalet e Europianit 2025 për përfaqësueset e 17-vjeçarëve.

UEFA i besoi vendit tonë organizimin e aktivitetit të rëndësishëm kontinental, edhe pse bëhet fjalë për futbollin e moshave.

Komiteti Ekzekutiv votoi pro kandidaturës shqiptare, me finalet e turneut që do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh.

Ky është organizimi i dytë madhor që UEFA i beson vendit tonë, pas finales së Conference League të zhvilluar në majin e vitit 2022, ku Roma e Hose Mourinhos fitoi trofeun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos