Juventusi vuan, por i shkakton humbjen e parë Lecce-s së Ramadanit

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 20:50 | Futboll
Juventusi vuan, por i shkakton humbjen e parë Lecce-s së Ramadanit

Juventusi ka marrë një fitore minimale, 1-0, me shumë mundime ndaj Lecces me të cilën luan mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani.

Bardhezinjtë e dominuan takimin, por hasën shumë vështirësi për të depërtuar në zonën e miqve, ku më parë duhet të kalonin mesfushorin shqiptar, i cili zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë edhe pse u zëvendësua në fundin e takimit.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Milik në minutën e 57-të. Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Lecce mban vendin e katërt me 11 pikë.

Ndeshjet e tjera të javës së gjashtë në Serie A do të zhvillohen mbrëmjen e së mërkurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos