Blerja e Osimhen çon para drejtësisë presidentin e Napolit

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 15:08 | Futboll
Blerja e Osimhen çon para drejtësisë presidentin e Napolit

Blerja e Victor Osimhen nga Lille në vitin 2020 është kthyer në një sfidë ligjore për pronarin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Prokurorët e Prokurorisë Publike të Romës kanë nisur një hetim për presidentin e klubit të kaltër, pasi akuzohet për deklarime të rreme për shumën me të cilën u ble sulmuesi nigerian.

Procedimi lidhet me fitimet e supozuara fiktive të kapitalit me blerjen e Osimhen dhe hetimi është zhvendosur nga Napoli në Romë, sepse buxheti i klubit italian ishte miratuar në kryeqytet.

Sulmuesi nigerian mbërriti te Napoli për 71 milionë e 250 mijë euro, por klubi i De Laurentiis pagoi vetëm 50 milionë euro direkt në arkat e Lille, duke vlerësuar edhe kartonin e Karnezis dhe tre lojtarëve të rinj me 21.25 milionë euro.

Por gjurmët e treshes së akademisë Liguori, Mazi dhe Palmieri hu8mbën dhe ata nuk u panë kurrë më të luanin futboll në nivel të lartë.

Vlerësimi i tre djemve është ai që po përpiqen të sqarojnë prokurorët Piscitelli dhe De Falco, duke folur për një “operacion pjesërisht inekzistent në vlerën e 21.25 milionë euro dhe fitime kapitale fiktive prej gati 20 milionë euro nga Napoli”.

Për këtë arsye, me akuzën e “deklarimeve të rreme” Aurelio De Laurentiis, gruaja e tij Jacqueline Baudit dhe fëmijët e tyre Edoardo dhe Valentina janë futur në listën e të dyshuarve nga klubi i Napolit për skemën e përfitimit të disa miliona eurove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos