“Pandemia” e braktisjes nuk kursen as fshatrat fushorë, banorët e Shënpjetras: Presim vetëm vdekjen

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 13:44 | Sociale
“Pandemia” e braktisjes nuk kursen as fshatrat fushorë,

Shënpjetra është një fshat rreth 12 km larg qendrës së Fierit. Por heshtja që ka pllakosur të jep përshtypjen e një vendi të braktisur shumë vite më parë, larg qendrave të banuara.

Ato pak banorë që takon janë të gjithë të moshuar. E kush më mirë se ato mund të tregojë arsyen se përse ky fshat është braktisur.

Është braktisur se nuk ka. Skamja i bën të gjithë, kanë ikur të tërë në emigracion. Shkollat u mbyllën këtu. Këtu ishin të gjitha klasat deri në të tetën, tani nuk ka fare as fillore”.

E mjeruar në maksimum gjendja. Kemi qenë 250 shtëpi, 1100 banorë. Sot them që ¼ ka mbetur. Në tri shtëpi vetëm një është e banuar, me pleq.

Lindjet dhe dasmat tashmë janë ngjarje shumë të rralla, një në shumë vjet.

Kam bërë njëherë debat në Këshillin Bashkiak se u mbyll shkolla. Kishim një lindje në 2000, pastaj në 2003 kishte lindur prapë ai. Një lindje në 3 vjet.

Ndërsa kur i pyet se çfarë presin nga e ardhmja, dëgjon këtë përgjigje.

Unë pres vetëm vdekjen, jo ndryshime më. Numërojmë ditët kur vjen data e pensionit.

Politikanët që u premtojnë në fushata nuk kanë më dëshirë t’i përmendin, ndërsa fushatat elektorale kanë lënë gjurmën e tyre te shtëpitë e braktisura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos