All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sveçla zbulon një tjetër provë që lidh Vuçiç me sulmin në veri

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 16:52 | Kosova
Sveçla zbulon një tjetër provë që lidh
All - Paragraf - 1

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar në rrjete sociale një dokument të ushtrisë serbe e cila është gjetur gjatë kontrollit në vendin ku u sulmua të dielën Policia e Kosovës nga një grup terroristësh, në Banjskë të Zveçanit.

Ministri Sveçla thekson se, ky dokument vërteton edhe më shumë lidhjen mes sulmuesve të armatosur dhe shtetit të Serbisë.

All - Paragraf - 3

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, shkruan Sveçla.

Ai më tej ka shkruar se: Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos