Lëkundjet të forta janë regjistruar në Napoli, rreth orës 03:35 të mëngjesit, dhe janë ndjerë në disa lagje të qytetit.
Tërmeti ka pasur magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter dhe thellësi rreth 3 km, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz apo materiale.
Sipas mediave italiane në Fuorigrotta, Vomero, Riviera di Chiaia dhe Capodimonte shumë u zgjuan nga lëkundjet e tokës që zgjatën disa sekonda, si dhe nga sirenat e alarmit që hynë në veprim.
Shumë njerëz dolën në rrugë, ndërsa sipas mediave italiane ky është një ndër tërmetet më të forta të regjistruar në zonë, 39 vitet e fundit. (A2 Televizion)