Zgjidhet kryetari i Këshillit të qarkut Kukës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 11:12 | Politikë
Zgjidhet kryetari i Këshillit të qarkut Kukës

Astrit Dobrushi është zgjedhur sot kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës. Votimi ka qenë një formalitet pasi nuk kishte kandidat tjetër.

Dobrushi u zgjodh në këtë detyrë me 9 vota pro dhe një kundër. Në zgjedhjet e 14 majit, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Kukësit i propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste.

Në fjalën e tij, si kryetar i sapozgjedhur i Qarkut, Dobrushi, tha se do të bëjmë punë të mira në shërbim të komunitetit tonë.

Nënkryetar është zgjedhur përfaqësuesja e Bashkisë Tropojë, Sonila Nezaj. Kryetari i ri i qarkut, Astrit Dobrushi, do të zëvendësojë kryetarin e mëparshëm, Abdulla Domi.

Konstituimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit është bërë në praninë e Prefektit të qarkut, Granit Gjana, drejtuesit politik i PS-së për qarkun Kukës, Pandeli Majko, si dhe Kryetarit të Bashkisë Kukës, i gjendur më 24 shtator Albert Halilaj. Po në këtë prezencë është zhvilluar edhe mbledhja e parë e këtij këshilli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos