Kampionati Europian për moshat U17 në Shqipëri, Rama: Gjëra të paimagjinueshme

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 18:43 | Politikë
Kampionati Europian për moshat U17 në Shqipëri, Rama: Gjëra

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e UEFA që Kampionati Europian për moshat në vitin 2025 të mbahet në Shqipëri.

Sipas kreut të qeverisë gjëra të tilla ishin të paimagjinueshme 4 vite më parë, duke postuar dhe fotot e 4 stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e këtij kompeticioni.

“Pas finales së UEFA Conference League të vitit të kaluar, UEFA ka vendosur sot që Kampionati Europian për moshat U17, i vitit 2025 do të mbahet në Shqipëri në 4 stadiume. Gjëra të paimagjinueshme deri disa vjet më parë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos