
Beleri është i zgjedhuri i Bashkisë dhe mandati i tij përfundon në vitin 2027. Kështu u shpreh kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, një ditë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi rekurset e Fredi Belerit. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Dule iu përgjigj interesit të gazetarëve për çështjen Beleri. Sipas tij, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim të mandatit.
“Nuk ka afat ligjor që kufizon zotin Beleri që nga momenti që ka shprehur dëshirën për t’iu përgjigjur ligjit e kushtetutës. Zoti Beleri nuk ka refuzuar që ta bëjë betimin dhe nuk ka dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim mandati. Beleri është i zgjedhuri i Bashkisë dhe mandati i tij përfundon në vitin 2027”.
Kolegji Penal vendosi, një ditë më parë, të mos pranojë kundërshtitë e Belerit ndaj arrestit në flagrancë dhe për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”. (A2 Televizion)