Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar këtë të diel me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është rikthyer të flasë për atë që ndodhi në Veri.
Sipas Kurtit, ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste, siç i quajti ai, të orkrestruara nga Serbia.
Ai vijon më tej duke thënë se, gjatë shtatë ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla.
“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci.”
It has been one week since the tragic terrorist attacks orchestrated by Serbia. Over the past 7 days, we have witnessed violence, threats, & the glorification of such acts. During this time, we deeply appreciate the support of our allies in our collective fight for democracy. (A2 Televizion)
