“Dora” e SHBA për asociacionin, në Kosovë mirëpritet propozimi i Presidentes Osmani

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 14:10 | Kosova
“Dora” e SHBA për asociacionin, në Kosovë

Pas ngjarjes së Zveçanit, për analistët politikë dhe njohësit e procesit të dialogut, rregullat e lojës për Kosovën dhe Serbinë ndryshuan.

Vetëm pak ditë më parë, referuar edhe takimit të dështuar të 14 shtatorit në Bruksel, Presidentja Vjosa Osmani, doli me një propozim të ri: që po, vëmendja duhet rikthyer tek asoacioni i komunave me shumicë serbe.

Por me bindjen se ky draft, duhet të përgatitet bashkë me Shtetet e bashkuara të Amerikës, në mënyrë që asosacioni të mos ketë  kompetenca ekzekutive që do të paralizonin funksionimin e Kosovës.

Gjithsesi për analistët, ky është momenti kur Kosova duhet të tregohet bashkëpunuese, por pa hequr dorë nga kërkesat e saj, që nisin me njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia

Vetëvendosja në pushtet thotë se ndonëse dialogu do duhet të rikthehet, me fokus tek draft-asosacioni, mazhoranca qeverisëse ka vetëm një siguri: do duhet të jetë e kujdesshme përballë qëllimi të Serbisë, që është mos-zbatimi I marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Asociacioni ishte pika ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë edhe në takimin e nivelit të lartë të dialogut më 14 shtator në Bruksel, ku kryeministri Albin Kurti akuzoi Vuçiçin se po kushtëzon Asociacionin me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos