Kurti nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në një bazat kryesore të ushtrisë serbe

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 18:06 | Kosova
Kurti nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në një bazat kryesore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të terroristëve duke u trajnuar katër ditë para se të kryenin sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri.

Kurti ka theksuar se stërvitjet e terroristëve janë bërë në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, ku nënkuptohet se sulmet kanë pasur mbështetjen e plotë të shtetit serb.

“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe. 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”.

Pamjet u publikuan sot edhe në një konferencë në të cilën dhanë detaje rreth sulmit Drejtori i Policisë dhe ministri i MPB-së. 

Ai ka thënë të dielën se në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë, kërcënime dhe glorifikim të akteve të tilla, derisa ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”.

Pictured: The terrorists who carried out the attacks trained in Pasuljanske Livade, one of the Serbian Army's key bases, ~4 days before the attacks. Other exercises took place in the Kopaonik base. The attacks enjoyed the full support & planning of the Serbian state. pic.twitter.com/eWp4dMsGee (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos