Kolonja është e njohur për prodhime te shumta tradicionale, kryesisht të zejtarisë, kulinarisë, përfshi dhe zahiretë e dimrit. Kjo është Meleqe Isa nga Erseka, e cila në këtë panairin e organizuar nga bashkia është përfaqësuar me zahiretë e dimrit, prodhime, të cilat fillimisht i ka përgatitur për familjen e saj, por tashmë i ka kthyer në një atraksion për turistët. (A2 Televizion)
Trashëgimia kulturore, kulinaria, punimet artizanale dhe muzika në panairin e Ersekës
