“Nuk lëshojnë fatura dhe nuk paguajnë bujqit”, Braçe akuza disa grumbulluesve

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 16:20 | Politikë
“Nuk lëshojnë fatura dhe nuk paguajnë bujqit”,

Nga foltorja e kuvendit deputeti Erjon Braçe ngriti shqetësimin e bujqve për detyrimet e papaguara nga grumbulluesit. Sipas tij janë një sërë rastesh ku grumbullues të mëdhenj nuk kanë paguar në kohë bujqit, apo edhe raste të shkeljes së ligjit ku nuk lëshojnë faturë tatimore.

“Ligji po funksionon por jo në dimensionin që ishte parashikuar. Ligji ka detyruar një sërë grumbulluesish që të paguajnë detyrimet kundrejt bujkut për mallin e grumbulluar edhe në kohë por jo me faturë tatimore dhe ky është një hall i madh. Me fatura dore ligji nuk funksionon. Siç ka grumbullues që nuk lëshojnë tatimore, por janë korrekt për të shkelur bujqit, ka edhe një seri grumbulluesish që kanë shkelur çdo afat ligjor dhe nuk paguajnë bujqit”.

Duke akuzuar se grumbulluesit që kanë përfituar fonde të IPARD apo nga buxheti i shtetit, janë më pak kjorrektët, Braçe i bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë detyrën dhe të zbatojnë ligjin, pasi bujqit janë viktimat më të mëdhenj.

“Mund t’ju sjell një seri rastesh që njerëz e sipërmarrës që kanë përfituar nga mbështetja buxhetore e fondet e IPARD, sot janë më pak korrektët në raport me qytetarët nuk i paguajnë bujqve vlerën e mallit. Dy thirrje; një për autoritet shtetërore duke përfshirë ato fiskale që e kanë detyrim ligjor kontrollin. Sa kohë nuk ka një faturë këtu ku shitet me pakicë nuk mund të ketë atje ku grumbullohet me shumicë dhe autoritet fiskale të bëjnë detyrën për të zbatuar ligjin tatimor dhe ligjin për detyrimet kontraktuale të vonuara. Bujqit janë viktima kryesore në këtë rast. Lë ta fillojmë nga Lushnja ku sipërmarrës të mëdhenj bëjnë këtë gjë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos