“Veriu të kontrollohet nga KFOR”, PD dorëzon në Kuvend kërkesën për interpelancë me Ramën

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 14:05 | Politikë
“Veriu të kontrollohet nga KFOR”, PD dorëzon në

Partia Demokratike zyrtare kërkon interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, pasi duan shpjegime për deklaratën e tij që KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Kërkesa e dorëzuar në Kuvend mban firmën e deputetit, Kreshnik Çollaku, i cili në emër të Partisë Demokratike zyrtare do të kërkojë nga Rama shpjegime edhe për reagimet e tij lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Sipas selisë blu, kërkesa për marrjen nën kontroll nga KFOR të veriut të Kosovës është një shpallje de facto e protektoratit ndërkombëtar mbi një pjesë të territorit të shtetit sovran të Kosovës. Po ashtu, sipas tyre një kërkesë e tillë cenon sovranitetin e Kosovës mbi atë pjesë të territorit të saj, si dhe kompromenton autoritetin e Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos