Raporti i ODIHR, Pëllumbi: Probleme në zgjedhje ka edhe Amerika

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 13:45 | Politikë
Raporti i ODIHR, Pëllumbi: Probleme në zgjedhje ka edhe Amerika

Socialistët nuk e kanë lexuar si një shuplakë për mazhorancën raportin e ODIHR për zgjedhjet e 14 majit. Problematikat e evidentuara si shitblerja e votës apo përfshirja e administratës në fushatë nuk I mohojnë, por deputeti I PS Arben Pëllumbi, në një intervistë për A2CNN, thekson se asnjë nga këto nuk ka ndikuar në vullnetin e zgjedhësve.

“Problematika ka kudo edhe në Amerikë, por çdo raport ka treguar për përmirësimin e proceseve zgjedhore. U bë kjo, u bë ajo, gjithmonë do të ketë edhe sikur të kesh qeverisjen më të mirë atë të Zvicrës”.

Socialistët duket se nuk kanë asnjë nxitim për të adresuar rekomandimet e ODIHR që lidhen me depolitizimin e administratës, financimet e fushatës, blerjen e votës apo votimin familjar. Pëllumbi ja bën të qartë Gazmend Bardhit që mazhoranca nuk do të pranojë ndryshimin e përbërjes së komisionit, çka do të çojë në zvarritjen e punës për ndryshimetnë reformën zgjedhore.

“Ne sot jemi në vështirësi sepse kemi 3 kryetarë grupesh, 3 kryetarë partish. Kuvendi funksionon me grupe parlamentare, por grupet parlamentare janë të partive politike, dhe grupet parlamentare duhet t’i bindin statutit të partisë politike të cilën përfaqësojnë në kuvend, çdo gjë tjetër është abuzim që luhet për lojëra të vogla brenda partisë të cilat nuk i japim drejtim ne. Duhet opozita vetë t’i japë zgjidhje kësaj pune”, tha Pëllumbi.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herësin, i cili rregullon shpërndarjen e mandateve, Arben Pëllumbi thotë se nevojiten ndryshimet e formulës para se vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare. Për këtë arsye e sheh të domosdoshme pasjen e një produkti nga politika, por pa përjashtuar që në lojë mbetet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

“Herës nuk do të ketë nëse do të lihet ky sistem, por në rast se mendohet se do të ndryshohet sistemi dhe të bëjmë një sistem tjetër, pse është e hapur për të diskutuar dhe debatuar. Çdo gjë që do të ndodhë do të jetë brenda institucioneve. Kuvendi është i duhur”. 

Vetë Arben Pëllumbi e ka një preferencë. Personalisht mendoj që mazhoritari është i duhur. Qasja me lista dhe deputetë rajoni ka handikapet dhe me mangësitë e veta”.

 Në fund deputeti socialist apeloi për opozitën që të ngrihet në nivelin institucional dhe të bashkohen me mazhorancën për një Shqipëri europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos