Shqipëria dënon sulmin në Ankara: Solidaritet me Turqinë, refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 11:57 | Politikë
Shqipëria dënon sulmin në Ankara: Solidaritet me Turqinë,

Shqipëria ka reaguar për sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ankara të Turqisë. Minsitri i Punëve të Jashtme Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dënuar sulmin ku mbetën të plagosur dy oficerë policie dhe shprehu solidaritet të plotë me Turqinë, duke refuzuar çdo formë të dhunës terroriste.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!”, shkruan Hasani.

Për Presidentin Bajram Begaj akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne.

Ndërsa për Kryeministrin Rama ky është një moment që duhet të shërbejë si reflektim në Evropë për të kuptuar se sa e rëndësishme është mbështetja e Turqisë në luftën e saj kundër terrorizmit.

Mëngjesin e sotëm Turqia u trondit nga një sulm kamikaz pranë Ministrisë së Brendshme dhe parlamenti, i cili do të niste sot sesionin e ri legjislativ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos