Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, ka dalë mesditën e kësaj të marte në një deklaratë për mediat.
Ndër të tjera, ai ka reaguar edhe për arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili ka marrë përsipër organizimin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës, më 24 shtator.
Berisha u shpreh se presioni i madh ndërkombëtar e detyroi presidentin serb Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë. Ai theksoi se ky është një hap i madh, por theksoi se duhet të gjykohet në Kosovë, “aty ku ka kryer aktin terrorist”.
“Presioni i madh ndërkombëtar ka detyruar Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë. Ky arrestim është një hap, por duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”, tha Berisha. (A2 Televizion)
