
Kryeministri Rama iu përgjigj ashpër kërkesave të ndërtuesve duke deklaruar çmimi i referencës për banesat u vendos për shkak të abuzimeve dhe nuk mund të ndryshohet.
Sipas kreut të qeverisë, ndërtuesit shesin apartamentet me çmime më të larta nga sa deklarohen.
“Këtë nuk kishit parashikuar ju, ju do gënjenit shtetin pa mbarim dhe do shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit me 850 euro. Këtë nuk kishit parashikuar ju dhe evazionin. Bashkitë duhet të ndërtojnë infrastruktura që ju s’keni ça merrni përsipër. Epo ju të shisni apartamente me 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë, 5, 8 mijë euro dhe të deklaroni çmime që janë larg të vërtetës, kjo nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës janë vënë mbi bazën e tregut. Është bërë një studim i tregut dhe iu është vënë detyrimi që të përgjigjeni në bazë reale.
Sa doni të fitoni ju, ju doni të fitoni sa më shumë. Mos ta dëgjojmë më historinë e vendosjes në një nivel të arsyeshëm sepse nuk është akoma maksimumi që duhet vendosur, por në një nivel të arsyeshëm kur ti shkon deklaron shitjen sepse kur ti gënjen, shteti ka detyrë të thotë këtu nuk është kaq. Është bërë një kohë e gjatë, çmimet rriten çdo javë. Është shenjë e mirë në një aspekt për rritjen e vlerës së pasurisë, nga ana tjetër duhet të përfitojnë të gjithë. Të duket shumë 3% kontribut, e ke shumë gabim. Po të marr strofullën e kapitalizmit, Nju-Jork ku nuk ndërton dot një godinë ku t’i shesësh të gjitha apartamentet. Thotë do të shesësh kaq, kaq do japësh me qira. S’mund të japësh sa të duash ti. Askush nuk ju detyron të ndërtoni me zor, sepse ju keni interes dhe fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. E kam folur me Bashkinë e Tiranës 3% për strehimin social të jepet aty ku jetoni. Unë thashë pse s’na e merrni 3% te blloku, por tek Astiri, ju thoni fare, kjo nuk diskutohet”, tha Rama. (A2 Televizion)