I njohur si fshati që u prek më së shumti nga tërmeti i katër viteve më parë, për Floqin duket se nuk kujtohet njeri nga pushteti lokal i bashkisë së Korçës. Edhe pse është vetëm 15 km larg nga qyteti më i vizituar i turistëve në juglindje të vendit, banorët e Floqit nuk kanë parë asnjë investim që t’u përmirësojë apo lehtësojë sado pak jetesën e tyre.
Teksa bisedon me ato pak banorë që kanë mbetur kupton që kërkesat e tyre edhe pse minimaliste, asnjëherë nuk janë dëgjuar nga institucionet lokale.
Edhe pse asnjëherë nuk kanë parë ndonjë investim në fshatin e tyre sërish ka njerëz që shpresojnë të ketë edhe ndonjë stol ku të ulen.
Lënia në harresë ka bërë që fshati të braktiset edhe nga banorët dhe nuk do të jetë e largët dita që këtu nuk do të ketë më njeri që të mund të ankohet për kushtet. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   