All - Paragraf - 1
Fat i keq për një çift në Palermo të Italisë, pasi shtëpia e tyre u grabit dy herë në të njëjtën ditë.
Sidoqoftë, hera e dytë shkoi më mirë, pasi policia mbërriti në kohë dhe arriti të vërë në pranga një 26-vjeçar dhe një 24-vjeçar, nën akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë.
All - Paragraf - 3
Çifti ka arritur të telefonojë sallën operative të policisë pasi dëgjuan hajdutët të thyejnë një dritare dhe të hyjnë në shtëpi në mes të natës. Dy pronarët, më herët, e kishin gjetur banesën të plaçkitur gjatë ditës dhe iu kishin marrë para, sende floriri, një PC dhe një aparat fotografik.
Policia kapi në flagrancë dy hajdutët, të cilët kur e kuptuan se ishin zbuluar tentuan pa sukses të arratiseshin nga ballkoni i banesës. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2