Kallëzimi i Fredi Belerit, Jorgo Goro thirret në SPAK

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 10:05 | Aktualitet
Kallëzimi i Fredi Belerit, Jorgo Goro thirret në SPAK

Pak ditë më parë, përmes juristëve të tij, Alfed Beleri, në cilësinë e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, depozitoi në SPAK një kallëzim penal për  abuzimet e konstatuara nga KLSH-ja në periudhën 2019 -2021 kur ky institucion drejtohej nga Jorgo Goro.

E pikërisht për këtë kallëzim, Goro është thirrur ditën e sotme në SPAK, ku pritet të merret në pyetje nga prokurorët.

Goro vijon të jetë në detyrë, për shkak se Fredi Beleri nuk është betuar ende, ndonëse ia doli të fitonte në zgjedhjet e 14 majit. Kjo sepse Beleri është në qeli për akuzë për blerje votash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos