Se kush është në krye të Partisë Demokratike është sërish temë e diskutimit në Kuvendin e Shqipërisë. Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të Kuvendit, sipas së cilit, nuk po i njeh vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur prej tij.
“Sot është data 5 tetor, më 4 tetor ju keni bërë një njoftim të ardhur nga PD-ja, u bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëpasshme, injorohen dhe nëpërkëmben nga ana juaj, fakti është që ju nuk keni bërë publik asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD-së, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës suaj, fshiheni pas një akti administrativ, që nuk ju jep asnjë të drejtë që të vononi me 1 muaj vendimmarrjen përfundimtare. Sot flisni për vendime të grupit të PD-së, nuk ka vendime të grupit të PD-së, janë interpretimet tuaja të njëanshme, i bëni këto sepse kështu e doni opozitën, e doni opozitën siç e doni ju, e doni ta bëni Shqipërinë si Kukësi, është detyra juaj të shpreheni pro Kushtetutës, pro ligjit për partitë politike dhe Kodit Zgjedhor, ose nëse keni vendosur në kulisat tuaja të errëta tek aleancat e kullave dhe non gratave, dilni dhe thoni që jeni pjesë e asaj aleancë”, tha Basha.
Ky fjalim pati fërshëllime nga ana e deputetëve demokratëve. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   