Përpjekje për takim Osmani-Vuçiç, komuniteti politik Europian mblidhet në Spanjë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 08:33 | Kosova
Përpjekje për takim Osmani-Vuçiç, komuniteti politik

Rreth 50 liderë europianë takohen në Granada të Spanjës, të enjten, në kuadër të samitit të tretë të komunitetit politik europian.

Qëllimi i takimit ku do të marrin pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, e po ashtu presidentët e Kosovës dhe Serbisë, është përmirësimi i bashkëpunimit dhe zgjerimi i dialogut përtej kufijve të bllokut me 27 anëtarë.

Tensionet e fundit Kosovë-Serbi dhe ato mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, të gjitha pjesë e Komunitetit Politik Evropian, pritet të jenë në qendër të diskutimeve të 5 tetorit.

Media britanike “The Guardian”, citon burime të thonë se ka përpjekje për të organizuar një takim mes Vjosa Osmani dhe Aleksander Vuçiç. Të mërkurën, kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të situatës në veriun e vendit.

“Për mua, është shumë e rëndësishme që situata të mos përshkallëzohet më tej kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën. Duam një zgjidhje paqësore dhe për këtë jemi shumë të angazhuar bashkë me Francën dhe Italinë”, tha Scholz.

Kancelari gjerman dhe udhëheqësit e tjerë, do të diskutojnë gjithashtu edhe për inteligjencën artificiale, sigurinë energjetike dhe tranzicionin në energji të ripërterishme. Të premten më 6 nëntor, do të mbahet një samit i liderëve të vendeve të bllokut, me fokus te zgjerimi dhe emigracioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos