“Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, deklarata e Ramës ndez debatin në parlament

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 15:01 | Politikë
“Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, deklarata e Ramës

Edhe pse 3 mijë kilometra larg Tiranës, Edi Rama arriti të ishte faktor në debatin parlamentar.

Qëndrimet e tij në “The Financial Times” se veriu i Kosovës është tokë e askujt, nxitën debat e akuza në parlament, ndërsa socialistët u munduan ta amnistonin Kryeministrin.

Kryefjala e parlamenti duhet të jetë deklarata super skandaloze e Paniçiç shqiptar, se Kosova e Veriut, apo Veriu i Kosovës është toka e askujt.

Nuk ka shqiptar dhe askënd në këtë sallë që nuk është me Kosovën dhe ballë lart me Kosovën.

Nuk ka deklaratë më antishqiptare ndaj edhe e nderuar zonjë, këtu debati duhet tëfillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën vetëm Aleksandër Vuçiç, pore bën edhe pengu i tij argati i tij që quhet Edvin Kristaq Rama.

Si për të treguar se çështja e Kosovës është çështje e rëndësishme, maxhoranca ftoi demokratët për të unifikuar qëndrimet në rezolutën që do të miratohet në 12 tetor.

E lamë kohën e debatit me shpresën për mos ta kthyer në pazarin e rëndom politik por ta kthejmë në një seancë ku t’i japim një ndihmë të madhe Kosovës.

Po ta harroni që ne të bashkojmë qëndrimet në rezolutën e kuvendit të Shqipërisë me atë të Serbisë. Në të do të pasqyrohet vetëm qëndrimi i Republikës së Kosovës.

Lulzim Basha që u rikthye aktiv në seancën plenare, do të duhet t’i kërkojë minutazh Gazmend Bardhit në seancën e posaçme të 12 tetorit, në kushtet kur interpelanca e kërkuar prej tij është shkrirë me mocionin me debat, ku minutazhi i diskutimeve ndahet midis grupeve.

Ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD, e varrosët bashkë me kryetaret e Kuvendit, sepse nuk doni që kryeministri të vij e të jap llogari. Se çfarë do të thotë deklarata e tij që KFOR të marrë në zotërim veriun.

Përplasjet mbi qëndrimet për Kosovën stopuan momentalisht nga deputetët në pritje të seancës plenare të 12 tetorit, ku palët shpresojnë që të dalin me një rezolutë të përbashkët ndonëse kanë paraqitur dy drafte të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos