Mjekësia bojkot pa afat, studentët vijojnë protestën, asnjë tërheqje nga ministria

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 14:32 | Aktualitet
Mjekësia bojkot pa afat, studentët vijojnë protestën,

Studentët e Mjekësisë nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimi dhe as pranojnë të hyjnë në auditore.  Java e parë e vitit akademik është mbyllur me bojkot. Studentët e viteve të dyta deri të gjashta janë mbledhur sërish para fakultetit.

Ata kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë 2 deri  3 vite në Shqipëri pas shkollës ose të paguajnë tarifën e plotë të studimeve për vitet e mbetura. Studentët thonë sedo të vijojnë bojkotin pa afat nëse nuk hiqet  kontrata  detyruese.

Mes të rinjve  të  viteve më të larta kishte dhe student që rishtaz kanë hyrë në mjekësi. Edhe pse e dinin dhe e pranuan kushtin që për të qenë student në Mjekësi duhet të punosh 5 vjet në atdhe pas shkollës ata ju janë bashkuar më të rriturve.

Të rinjtë e mjekësisë kanë deklaruar vijimin e bojkotit pa afat edhe pse nga ministria e Arsimit nuk është dhënë asnjë sinjal për tërheqje nga vendim i marrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos