Zbulohet kush është “tironsi” që u arrestua pasi u kap duke trafikuar armë drejt Greqisë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 16:03 | Aktualitet
Zbulohet kush është “tironsi” që u arrestua pasi u

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arsenalin e gjetur ditën e sotme në Kapshticë.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se i arrestuari për trafikimin e armëve është Xhimi Hoxha, banues në Tiranë, të cilit i janë gjetur në sedijen e pasme të mjetit 3 armë zjarri kallashnikov, 1 pistoletë TT dhe një sasi fishekësh.

I arrestuari ka qenë në makinë i shoqëruar me një tjetër person me inicialet M.V, i cili është shoqëruar dhe është duke u pyetur nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i arrestuari po përpiqej të kalonte kufirin shqiptar drejt atij grek. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos