All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gol në minutën e fundit të shtesës, Tirana fiton klasiken ndaj Vllaznisë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 14:06 | Futboll
Gol në minutën e fundit të shtesës, Tirana fiton klasiken
All - Paragraf - 1

Me Julian Ahmatajn në stol, Tirana ka arritur të marrë një fitore 0-1, tejet të rëndësishme, në ndeshjen e kësaj jave ndaj Vllaznisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Kukësit, Florent Hasani ishte heroi i bardhebluve, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 8 të shtesës duke ngritur peshë tifozët kryeqytetas që kishin ndjekur ekipin në këtë transfertë.

All - Paragraf - 3

Tirana vinte në këtë takim pas dy humbjeve radhazi, të cilat bën që të shkarkohej edhe trajneri Shehi. Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 13 pikëve, përkohësisht në vendin e dytë në renditje. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos