All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lufta në Izrael, Rama: Dënojmë sulmin! Qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 12:01 | Politikë
Lufta në Izrael, Rama: Dënojmë sulmin! Qëndrojmë
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Me anë të një postimi në rrjetin social “X” (dikur Twitter), kreu i qeverisë ka publikuar një foto të dy flamujve, ai shqiptar dhe izraelit, pranë njëri-tjetrit, ku thekson se Shqipërisë qëndron e vendosur fort kundër terrorizmit.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.

All - Paragraf - 3

Mëngjesin e kësaj të shtune grupi i Hamas, u infiltruan në jug të Izraelit me parashuta, nga toka dhe deti,  në një mësymje të papritur. Kryeministri Benjamin Netanjahu, tha se ishin në lufte, dhe u zotua se armiku do të paguajë një çmim të lartë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos