
Sekretariati për Etikën i Kuvendit u mblodh pasditen e së premtes dhe vendosi përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të 8 deputetëve të opozitës.
Deputetët e përjashtuar janë Gazment Bardhi, Gledion Nallbati, Lefter Gështenja, Elda Hoti, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Luan Baçi dhe Zheni Gjergji.
Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e këtyre deputetëve demokratë nga punimet e Kuvendit pas bllokimit të sallës në seancën e 5 tetorit. Kjo detyroi Lindita Nikollën ta shtyjë për në seancën e radhës miratimin e rendit të ditës. (A2 Televizion)