
Bizneset në përgjithësi kanë raportuar ulje të korrupsionit dhe barrës administrative, si rrjedhojë e marrjes së shërbimeve publike në mënyrë elektronike, ku më skeptiket mbeten sipërmarrjet e vogla.
Të dhënat kanë dalë nga një anketë e Këshillit të Investimeve, e publikuar sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve, për cilësinë e shërbimeve publike digjitale sipas këndvështrimit të biznesit, e kryer në korrik të këtij viti.
Në anketën e zhvilluar nga Këshilli i Investimeve për cilësinë e shërbimeve publike digjitale sipas këndvështrimit të biznesit, rreth 72% e sektorit raportojnë se praktikat korruptive nuk janë reduktuar po ashtu dhe barra administrative ndërsa 79% e tyre thonë se barra administrative nuk i është lehtësuar.
Rreth 325 bizneset e përfshira në anketë nga shërbimet që e-Albania ofron, ankohen se ka vonesa në marrjen e shërbimit ka vështirësi në ndërveprimin me institucionet, ndërsa shprehen të shqetësuar edhe për sigurinë e të dhënave.
Bizneset e vogla kërkojnë rihapje edhe të pikave fizike për përftimin e shërbimeve për arsye të pamundësisë së përdorimit të platformave online apo edhe mungesës së mbështetjes institucionale. (A2 Televizion)