Basha me fermerët: Pezullimi i granteve të IPARD, tregon makutërinë e qeverisë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 14:25 | Politikë
Basha me fermerët: Pezullimi i granteve të IPARD, tregon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sot në fshatin Buzë Madh, ku bisedoi me fermerët e kësaj zone mbi problemet e sektorit të bujqësisë, për të cilin u shpreh se është prekur nga korrupsioni.

Sipas kreut të PD “rritja e çmimeve, mungesa  e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufijtë e mbijetesës”.

“Me banorë të fshatit Buzë Madh në Njësinë Administrative Cakran biseduam për problemet që ka sot sektori i bujqësisë. Rritja e çmimeve, mungesa  e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufijtë e mbijetesës.

Korrupsioni i përhapur kudo po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë. Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze.

Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi. Shqipëria ka mundësi pa fund, PD po punon që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos