Milan përfitoi nga barazimi i Interit për t’u ngjitur i vetëm në krye të Serisë A, pas javës së 8.
Christian Pulisic shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Genoa dhe tashmë kuqezinjtë e shohin veten 2 pikë më shumë sesa rivalët e qytetit.
Milani e dominoi lojën, por raste për gol krijoi fare pak, me ndeshjen që u bë emocionuese duke nisur nga goli i amerikanit, në minutën e 87.
Në kohën shtesë, portieri i Milanit, Mike Maignan, bën një ndërhyrje të ashpër jashtë zone ndaj ish-sulmuesit të Partizanit, Caleb Ekuban, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Duke qenë se Milani i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, në portë u fut qendërsulmuesi Olivier Giroud.
Franzezi ishte me fat në ekzekutimin e goditjes së lirë nga Genoa, me topin që përfundoi në traversë, ndërsa në sekondat e fundit të shtesës kreu një ndërhyrje vendimtare që shmangu golin.
Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, tha se ajo që bëri Giroud si portier “është pjesë e mentalitetit të fortë të ekipit” që ai drejton. (A2 Televizion)