All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Video tronditëse në Izrael, luftëtarët e armatosur qëllojnë civilin në mes të rrugës

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 11:36 | Aktualitet
Video tronditëse në Izrael, luftëtarët e armatosur
All - Paragraf - 1

Luftimet po vazhdojnë në rrugët e Izraelit jugor, pasi luftëtarët e Hamasit nisën sulmin mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve nga policia izraelite, luftimet po zhvillohen aktualisht në 14 lokacione, ndërsa rreth 60 “terroristë të Hamasit” kanë “pushtuar” territorin izraelit.

Më herët, banorët e qyteteve në jug të Izraelit folën për luftëtarë të armatosur që shëtisin rrugëve të qyteteve dhe qëllonin në të gjitha drejtimet, madje edhe mbi kalimtarët apo muret e shtëpive.

All - Paragraf - 3

Për të konfirmuar këtë, në rrjetet sociale është publikuar një video tronditëse, ku shihet se një civil që drejton makinën e tij është qëlluar papritur nga luftëtarët e Hamasit. Më pas, automjeti ka dalë nga rruga, e ndërsa drejtuesi ka marrë lëndime të mëdha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos