
Ka diçka shumë të bukur te palltot leopardi. Është gjithmonë një mënyrë e mirë për të shtuar pak “të jashtëzakonshme” te një veshje e zakonshme. Kush mund ta harrojë Jackie Kennedy-n me atë xhaketë të jashtëzakonshme të firmës Oleg Cassini? Një pallto leopardi është blerja përfundimtare e përjetshme që i përshtatet kujtdo dhe sfidon të gjitha trendet.
Shumë nga ju mund të thoni se “nuk është stili juaj”, mirëpo ne do ju sjellim disa modele që do ju bëjnë të ndryshoni mendje.
Gjithkush mund ta gjejë veten në këto stile, aq më tepër nëse dini t’i kombinoni mjaft mirë. (A2 Televizion)