Bardhi rikthen Oerd Bylykbashin në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 12:26 | Politikë
Bardhi rikthen Oerd Bylykbashin në Grupin Parlamentar të Partisë

Gazment Bardhi, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka rikthyer Oerd Bylykbashin në grup.

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, siç thuhet në shkresën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, rikthehet në grup, pasi i është hequr masa ndëshkimore e marrë në vitin 2022.

Siç bëhet e ditur në dokument, Grupi Parlamentar, në një mbledhje të mbajtur më 19 shtator 2023 ka vendosur revokimin e vendimit të 15 janarit dhe rikthimin e Bylykbashit. Kujtojmë se Bylykbashi dhe një sërë emrash të tjerë në PD, u përjashtuan nga grupi i partisë pas protestës së 8 janarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos