Ka hyrë në javën e dytë bojkoti i mësimit për studentët e degës së Mjekësisë. Ndryshe nga ditët e para të vitit të ri akademik, pjesë e protestës tashmë janë edhe të rinjtë e viteve të para.
Nga e hëna e 9 tetorit, Mjekësia e Përgjithshme është në bojkot total. Ashtu siç kishin paralajmëruar, pas protestës në ambientet e fakultetit, studentët e Mjekësisë marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.
Tubimi i të rinjve u mbikëqyr nga forca policore të cilët devijuan trafikun në momentin që të studentët protestues në “Rrugën e Durrësit”, para Ministrisë së Arsimit.
Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, të rinjtë kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri 2 deri 5 vjet pas studimeve ose në të kundërt të paguajë tarifën e plotë të shkollimit.
Të rinjtë thonë se janë të gatshëm të humbin dhe vitin akademik, nëse nuk hiqet kontrata detyruese.
Nuk kanë munguar thirrjet për dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit, e cila më herët ka deklaruar ndërprerjen e studimeve të Mjekësisë nëse të rinjtë nuk pranojnë kontratën.
Të rinjtë kanë kërkuar takim me ministren e Arsimit. Për këtë kërkesë dhe të tjera, ata depozituan në Ministri peticionin e firmosur prej tyre.
Protesta e studentëve zgjati deri në mesditë. Thonë se do të rikthehen sërish dhe se nuk heqin dorë nga bojkoti pa afat. (A2 Televizion)
