15 të shoqëruar në komisariat mbi rastin e 14-vjeçarit të dhunuar mbrëmë në Korçë, por ende nuk ka zyrtarisht asnjë të ndaluar mbi ngjarjen.
Ndërkohë, 14-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
I mituri u konfliktua me disa të rinj të tjerë dhe këta e kanë goditur me sende të forta në kokë, duke e dëmtuar rëndë. Mësohet se sherri ka nisur prej ditësh në rrjetet sociale dhe të dielën në mbrëmje, i mituri është takuar rastësisht me grupin që e ka dhunuar. (A2 Televizion)