Vlora me turizëm gjithëvjetor! Nisin kërkesat për sezonin veror 2024, problem transporti urban

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 14:56 | Sociale
Vlora me turizëm gjithëvjetor! Nisin kërkesat për sezonin

Vlora ka mbyllur sezonin e lartë turistik, por jo pritjen e turistëve. Këta të fundit vijojnë të prenotojnë dhe vizitojnë Vlorën sa për bregdetin aq edhe për historinë dhe kulturën që përfaqëson.

Kryetari i operatorëve të jugut shprehet se ky sezon ka nisur atë që Vlora synonte prej vitesh turizmin gjithëvjetor.

Fluksi i vizitorëve ka bërë që të fillojnë që tani kërkesat për sezonin veror të vitit 2024. E ndërsa njësitë akomoduese përpiqen të përmirësojnë shërbimin dhe kushtet, operatorët turistikë apelojnë që me të njëjtin ritëm të ecin edhe përmirësimet në shërbime dhe infrastrukturën e qytetit.

Për të patur një ide më të qartë se ku shkojnë turistët dhe sa frekuentohet Vlora, operatorët turistikë kërkojnë që të regjistrohen edhe apartamentet që printohen online nga shumë turistë të huaj.

Kjo shikohet edhe si arsyeja kryesore që njësitë akomoduese të regjistruara kanë shënuar fitime jo më shumë se 25 për qind krahasuar me sezonin e kaluar, ndërsa fluksi i vizitorëve përllogaritet të paktën dyfish më i lartë se të ardhurat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos