Hezbollahu gati për luftë, manifestime pro Palestinës nga Irani, Franca e deri në Serbi

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 14:46 | Bota
Hezbollahu gati për luftë, manifestime pro Palestinës nga Irani,

Qindra mijëra persona në shumë vende të botës kanë manifestuar në mbështetje të Palestinës dhe kundër vrasjes së civilëve nga ushtria e Izraelit.

Policia në qendër të Parisit në Francë, përdori ujin me presion për të shpërndarë protestuesit, pasi qeveria ndaloi grumbullime të tilla. Manifestime pro Palestinës ka pasur edhe në Lilë, Bordo dhe qytete të tjera.

Me qindra mijëra persona në Indi, Pakistan, Japoni, Iran, Serbi dhe Irak dolën në rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez, ndërsa nuk munguan dhe thirrjet e ashpra kundër Izraelit.

Shumica e pankartave që ata mbanin në duar lexonin: “Poshtë Izraeli!”, “Vdekje Amerikës”, “Lavdi popullit dhe shtetit të Palestinës”.

Edhe në Liban ka pasur manifestime, me Hezbollahun që konfirmoi se nuk do t’i marrë parasysh thirrjet për të qëndruar larg konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos