Ky është studimi i parë i plotë për peizazhin gjuhësor të Tiranës dhe shtron udhën për studimin e mëtejshëm të përdorimit të gjuhës në hapësirat publike në vendin tonë.
Sipas këtij studimi, në disa zona të Tiranës, si rruga “Myslym Shyri”, Blloku, dhe të tjera të cilat frekuentohen më së shumti nga të rinjtë, emërtesat e bizneseve janë më tepër në gjuhën angleze sesa në shqip.
Përtej globalizmit, autorja tregon se prania e lartë e gjuhëve të huaja si anglishtja, frëngjishtja, italishtja e gjermanishtja mund të interpretohen edhe si pjesë e orientimit properëndimor të vendit tonë.
Studimi “Peizazhi Linguistik i Tiranës” i Dr. Elsa Skënderi Rakipllarit vjen pas “Analizës kritike rreth diskursit politik në Ballkan”, romanit “Krom dhe Luledele”, si dhe një sërë tekstesh shkollore të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shqipëri e në Kosovë. (A2 Televizion)
